Mode

Pamja e Bella Hadid që habiti festivalin e Kanës

Festivali i madh i filmit ka parë shumë veshje për çdo vit dhe nuk kishte si të ndryshonte kjo as këtë vit. Janë aktoret ato që bien në sy deri në momentin që vijnë supermodelet.

Bella Hadid ishte supermodelja e këtij viti që habiti të gjithë me veshjen e saj.

Ajo kishte vendosur si bust një varëse të madhe e cilësuar si “Mushkerite e arta” dhe kjo nuk ishte vetëm ndonjë fustan për në tapetin e kuq por një “deklaratë” e guximshme që vjen nga koleksioni i couture vjeshtë 2021 i Daniel Roseberry për Schiaparelli, koleksion që u shfaq vetëm gjashtë ditë më parë në Paris.

Ndërsa baza e pamjes ishte një fustan i zi me shpatulla të mbushura, të gjithë vëmendjen e mori varësja.

Se Hadid do të zgjidhte një nga pamjet më avangarde të koleksionit nuk është aspak befasi. Pavarësisht se është një nga fytyrat më të njohura të botës së modës, Hadid kurrë nuk është shmangur nga përqafimi dhe mbështetja e stilistëve që personalisht i gjen emocionuese veshjet e tyre. Ndoshta Hadid solli një trend të ri dhe në organizime të tjera mund të shohim varëse që kryen rolin e bustit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë