Interviste

SHBA “zgjidh” krizën: Zgjedhjet të bëhen, po vendosi Gjykata të përsëriten

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka përçuar mesazhe mjaft të prera dhe të qarta për politkën shqiptare, duke kërkuar shmangien me çdo kusht të dhunës më 30 qershor. Sipas zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, debatet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës do t'i zgjidhë Gjykata Kushtetuese pas zgjedhjeve.

Në një paralajmërim të fortë për opozitën, ai tha se nëse ka tentativa për të penguar zgjedhjet, kjo është bazë për t'u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës t'ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre të jenë paqësorë dhe të mos ketë dhunë. Për SHBA-të, 30 qershori është ditë zgjedhjesh, që do të monitorohet si nga vëzhgues të OSBE/ODIHR ashtu edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë", deklaroi ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer deklaroi se nuk mund t'u shkelet e drejta atyre të cilëve duan të votojnë dhe u bëri thirrje udhëheqësve të opozitës të distancohen nga dhuna,

Ai iu përgjigj në mënyrë të drejtëpërdrejtë vendimit të presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh, duke thënë se situata e tanishme politike nuk do të thotë që zgjedhjet janë të pavlefshme. Palmer theksoi se SHBA-ja i kishte bërë vazhdimisht thirrje opozitës për të hyrë në zgjedhje.

Ndër të tjera, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit foli edhe për Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e saj si duke thënë se mosmarrëveshjet do t'i zgjidhë gjykata pas zgjedhjeve.
Ai u ndal edhe te përgjimet e gazetës gjermane "Bild", për të cilat tha se janë akuza serioze që duan hetime serioze.

Cili është qëndrimi, a duhet të shtyhen zgjedhjet?
Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor dhe shpresojme që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te kete mundesi qe Gjykata Kushtetuese  te formohet  dhe ne shpresojme qe cdo mosmarrveshje mbi kohen e zgjedhjeve te mund te zgjidhet nepermjet institucioneve shqiptare

Gjysmat e bashkive janë pa kandidatë, çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje?
Kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk janë të vlefshme, njerëzit do të dalin për të votuar, askush nuk duhet t'i pengojnë. Të zgjedhurit duhet të lejohen që të marrin detyrën pas zgjedhjes. Ne do të kemi vëzhguesit tanë. Ne shpresojmë që gjithçka të jetë sa më e qetë dhe paqësore.

A jeni i shqetësuar për dhunën?
U bëjmë thirrje liderëve të opozitës që të mos ketë dhunë në 30 qershor dhe askush të mos pengohet për të votuar. Ne pamë në 21 qershor që opozita është e aftë të paraqesë argumentet në mënyrë paqësore. Duam të shohim 30 qershorin pa dhunë, opozita dua bëjë të qartë mbështetëseve.

A mund të ketë sanksione për partitë opozitare nëse pengojnë zgjedhjet?
Pengimi i zgjedhjeve mund të bëjë bazë për t'u përjashtuar në marrëdhëniet me SHBA. Është përgjegjësi e opozitës për t'u thënë përkrahësve se dhuna është e papranueshme. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, ta dëgjojnë nga ndërkombëtarët, është dicka që e kam theksuar; dhuna është e papranueshme.

Si i komentoi kritikat e Metës?
Ne do të kishim dashur që opozita të kishte marrë pjesë në zgjedhje, ne ua bëmë të qartë opozitës. Por kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Është e mundur që gjykata të thotë se zgjedhjet duhet të përsëriten, por i takon gjykatës që të vendosë.

Cfarë do të ndodhë në 1 korrik?
Jam disa gjëra që shpresojnë që të ndodhin pas 1 korrikut, dialogu për reformën elektorale. Duam të shohim formimin e Kushtetueses dhe institucioneve të tjera demokratike në Shqipëri.

Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?
Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.
Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në BE, është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë