Politike

Paketa Antishpifje, Vokshi: Është antikushtetuese, synon t’i mbyllë gojën medias

Partia Demokratike e cilëson si antikushtetuese nismën më të fundit të miratuar nga qeveria me ndryshimet ligjore të njohura ndryshe si pakea "Antishpifje". Për ish-deputeten e PD-së, Albana Vokshi, kjo paketë synon të trembë median kritike ndja qeverisë. "Rama ka miratuar me nxitim e fshehtësi të plotë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave paketën e censurës së medias online. Me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kjo paketë vendos gjoba të papërballueshme, parashikonmbyllje tëportale dhe deningrimin e tyre publik. Kur të vendoset ndëshkimi i portalit, në vend të lajmeve, aty do të shfaqet fletërrufeja e shkruar nga Rama për të damkosurçdo kritik të tij. Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoritetit të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjeve dhe shkarkimeve politike të dy anëtarëve të tij", deklaroi Vokshi, sië raporton Gazeta, në konferencën për shtyp nga selia e PD-së.
Për opozitën paketa e miratuar nga qeveria do ndikojë edhe në procesin e negociatave.
" Këtë paralajmëruan Reporterët pa Kufij në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunëalarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria. Edi Rama dhe kllouni i tij Erjon Veliaj, u shpallën zyrtarisht armiqtë e medias në Shqipëri edhe nga koalicioni i 7 organizatave të medias që erdhën para disa ditësh në një mision faktmbledhës.Çensorët e gazetarëve dhe diktuesit e politikave editoriale u kritikuan si diktatorë të lirisë së medias dhe u paralajmëruan nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve. Miratimi nee KM të ligjeve të censurës së mediave, duke injoruar rekomandimet e Koalicionit të organizatave te medias, është këmbanëalarmi për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Paketa e censurës së medias është antikushtetuese! Nëse ajo miratohet nga parlamenti i dalë prej votave të krimit, Partia Demokratike angazhohet se do ta anullojë menjëherë atë, sapo të marrë besimin për të qeverisur vendin!", theksoi Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë