Shendet

Pajisja që mund të ‘arnojë’ zemrën pas një ataku kardiak

Është krijuar së fundmi pajisje që përmban miliona qeliza të gjalla, ajo pompon dhe mund të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga një atak në zemër. Kjo pajisje që është rreth 2 cm është 'rritur' në një laborator nga një mostër e qelizave të pacientit, pastaj kthehet në një muskul të shëndetshëm. Gjithashtu ajo lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës. Testet e kryera në lepujt tregojnë se duket e sigurt, u shprehën ekspertët e Universitetit Imperial College në Londër në një konferencë mbi shëndetin e zemrës në Mançester.

Një sulm në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar bllokon rrjedhjen e gjakut në muskujt e zemrës. Kjo mund të dëmtojë fuqinë e pompimit të zemrës dhe të çojë në dështimin e pashërueshëm të saj. Studiuesi Dr. Richard Jabbour tha se "një ditë, shpresojmë të shtojmë arna të zemrës me trajtime që mjekët mund t'u ofrojnë njerëzve në mënyrë rutinore pas një sulmi në zemër".

Prof. Metin Avkiran, nga Fondacioni britanik Heart , i cili financoi këtë hulumtim, tha se "ataku i zemrës nuk ka një kurë specifike dhe kjo e bën punën tonë të vështirë". "Ne po bëjmë kërkime nëse mund ta rregullojmë zemrën dhe ta transformojmë perspektivën për këta njerëz", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë