Shendet

Pajisja që kontrollon bebet në shtëpi është e rrezikshme

Monitoruesi digjital për  foshnjat që përdoret në familje, është  i rrezikshëm. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka lajmëruar se ky produkt  me emrin “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor) Marka: Philips; Modeli: SCD620, nuk i përmbush standardet në treg dhe mund të krijoj dëme.

Sipas ISHMT  konsumatorët shqiptarë që e posedojnë një pajisje  të tillë ose të tjerë të interesuar, të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin.

Rrezikshëmria e produktit në fakt është lajmëruar nga vetë kompani prodhuese PHILIPS e cila nëpërmjet një letre njoftimi kërkon tërheqjen nga tregu të produktit të  prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Ajo ka  ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. “Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.”

Më herët, ISHMT kishte lajmëruar se janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar.

ISHMT iu ka kërkuar të gjithë kompanive, e bizneseve që importojnë, apo tregtojnë produkte të tilla  të jenë me markim CE. Qytetarët ndërkohë që para se të blejnë produkte të verifikojnë nëse  ato  kanë  markimin CE në kutitë e ambalazhimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë