Shendet

Pajisja mjekësore që mund të zbulojë qelizat e tumorit në trupin e njeriut

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje e cila mund të shkatërrojë qelizat e tumorit të lëkurës.
Ky trajtim i ri mund të i’u lejojë mjekëve të identifikojnë më shpejt qelizat kancerogjene, pa e nxjerrë gjakun jashtë trupit. Shpesh herë kryen ekzaminime të shumta për të përcaktuar sëmundjen e kancerit, por tashmë të gjitha historitë e këqija për vonesat e identifikimit të sëmundjes do të ngelen pas. Pajisja e re është e aftë të monitoroje qarkullimin e qelizat e tumorit (CCT), të cilat përgjithësisht hapen në trup dhe bëhen metasaza vdekjeprurëse, faza kur qelizat fillestare të tumorit ndryshojnë dhe lëvizin drejt pjesëve të tjera të trupit.
Kanceri vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, pavarësisht nga shumë mënyra të reja për ta luftuar. Mjekësia moderne ka kura për të parandaluar rritjen e qelizave më të hershme që mund të ndalojnë tumorin, me anë të pajisjes së re që shkencëtarët e quajnë citophone. Pajisja e re është në gjendje jo vetëm të shkatërroje qelizat kancerogjene, duke reduktuar sa më shumë numrin e tyre, por dhe të kuptojë lehtësisht kur pacientët vuajnë nga mpiksja e gjakut. Një gjendje e cila është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes së pacientëve me kancer.

Hulumtuesit britanikë kanë bërë një sërë provash për të parë nëse kjo pajisje do të funksiononte siç mendonin ata. Pajisja është e përbërë prej një sërë mekanizmash teknologjikë, ku më e rëndësishmja është rrezja e lazerit, e cila është tepër e fuqishme aq sa mund të depërtojnë nëpër lëkurën e pacientëve dhe të identifikojë CTC në venat e tyre.
Duke provuar pajisjen, mjekët arritën të vëzhgonin këto qeliza problematike me sukses tek 27 pacientë të cilat janë të sëmurë me kancer. Ndër të tjera ata shprehen se sistemi është 1000 herë më i ndjeshëm sesa metodat e tjera ekzistuese për përcaktimin e sëmundjeve të ndryshme.
“Skaneri, tregoi rezultatet brenda 10 sekondash për njërin pacient dhe nuk gjeti asnjë qelizë që do të tregonte rezultate pozitive” thanë hulumtuesit në një studim të botuar në Mjekësinë Translacioniste Shkencore.
Ata shtuan se sistemi Cytophone ishte në gjendje të përcaktonte këto qeliza vetëm në një lloj pigmenti lëkure dhe kur ata të mos kryejnë asnjë lëvizje, por shkencëtarët shpresojnë se mund të bëhet më shumë punë që pajisja të përdoret për të gjithë./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë