Nga Gazeta ‘SI’ – Në 12 muajt e vitit 2024, shqiptarët kanë kryer 9.3 milionë transaksione online.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga janari në dhjetor shqiptarët shpenzuan më shumë se 20 miliardë euro online, në atë që njihet si “home banking”, transaksione virtuale për pagesa shërbimesh apo blerje produktesh.
Kjo është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë.
Statistika të tjera tregojnë se në fund të 2024-s, kishte 1.51 milionë karta bankare në qarkullim, 10 mijë karta më pak se në muajin shtator, për shkak të një reduktimi të kartave të kreditit.
Anketa e 2024-s nga INSTAT, gjeti se shërbimi virtual me rritjen më të madhe ishte ajo e banking, pra kryerja e transfertave/pagesave me anë të celularit. E njëjta anketë raportoi se 42% e shqiptarëve kanë kryer blerje online gjatë periudhës, por kjo nuk përkthehet gjithmonë në transaksion virtual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.