Gazeta Si – SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, me argumentin se s’ka vepër penale në ngarkim të tyre.
Bëhet fjalë për Xhezair Zaganjorin, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Meraj dhe Aleksandër Muskaj.
Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.
SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim të çështjes ndaj tyre, ndërsa vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14:00,
Gjyqtarët nën akuzë
Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.