Shendet

Pacientja ishte rrëzuar më shumë se 30 herë. Për tre vjet, mjekët nuk mundën të shpjegojnë pse

Fillimisht ajo u pengua tek shkallët e më pas duke ecur në oborrin e saj ra disa herë. Në fillim Hardy-Fanta mendoi se pengesat e saj të përsëritura kishin një shkak të thjeshtë, pra ajo pengohej sepse ishte e hutuar,por kur kjo gjë filloi t’i përsëritej u bë merak, pasi nuk kishte asnjë arsye të dukshme që t'i ndodhte kjo gjë. 10 mjekët me të cilët u konsultua mes viteve 2016 dhe 2019 ishin katër ortopedistë, tre neurologë, një reumatolog, një podiatrist të cilët i dhanë përfundime të ndryshme. Njëri i tha që ajo ishte shumë e hutuar, ndërsa të tjerë dyshuan që ajo mund të kishte një problem ortoped, por që ende nuk po gjenin një shpjegim të qartë.
“Ata janë njerëz të zgjuar dhe donin vërtet të më ndihmonin, por nuk i kuptonin simptomat që kisha. Nëse dikush përjeton të njëjtat gjëra si unë, nuk duhet t’i anashkalojë,” tregon Fanta.
Unë fillova të bija në tokë, të më merreshin mend kur ecja menjëherë pasi u shpërngulëm në periferi të Bostonit. Në atë periudhë, Hardy-Fanta ishte në proces për të dalë në pension dhe sapo kishte botuar librin e saj të katërt për gratë dhe politikën. Ajo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe mezi priste të kryente udhëtimet që kishte planifikuar së bashku me bashkëshortin e saj.
Në moment që ajo binte, kishte dhimbje të mëdha tek këmbët dhe mezi qëndronte në këmbë. Ajo u këshillua me një podiatrist, duke i treguar se si kishte rënë kohët e fundit dhe ai i rekomandoi të vishte këpucë më të rehatshme dhe të përdorte terapi fizike. Mënyra e çuditshme e qëndrimit u pa si një përgjigje ndaj dhimbjes. Kur as këpucët dhe as terapia nuk lehtësuan dhimbjen e saj, ajo u vizitua tek një reumatolog. Ai i tha se duhet të bënte skaner, për të parë se çfarë kishte saktësisht, por as skaneri nuk e ndihmoi të gjente një diagnozë. Më pas Hardy-Fanta theu krahun kur ra, gjë të cilën duhet ta operonte. Në atë kohë ajo binte një herë në javë dhe kishte vënën re që dora e majtë i dridhej. U vizitua tek një neurolog që nuk gjeti "asnjë provë të një shkaku neurologjik" , pavarësisht simptomave të saj. Ai rekomandoi që të fillonte palestrën dhe të dilte shëtitje më shpesh.

Handy-Fana

Një rezonancë në fillim të vitit 2018 zbuloi se ajo kishte zhvilluar nekroza avaskulare të këmbës së saj të djathtë. Gjendja e keqe dhe e dhimbshme rezulton në vdekjen e indit kockor të shkaktuar nga një ndërprerje e furnizimit me gjak. Kjo mund të ndodh për shkak të steroideve me dozë të lartë dhe në disa raste të injektimit të kortizonit.
MË pas mjeku i fundit e këshilloi të bënte një test për Parkinson, një test i specializuar i quajtur skanimi DaT që mund të siguronte qartësi. Skanimi i trurit përdor një gjurmues radioaktiv që ndikon në aktivitetin e funksionit të qelizave. Tek ata që kanë Parkinson, skanimi tregon një aktivitet të zvogëluar Testi nuk mund të diagnostikojë në mënyrë specifike Parkinson se shumica e rasteve diagnostikohen në bazë të simptomave dhe një provim fizik, por mund të ndihmojë në forcimin e një diagnoze, kur ekzistojnë dyshime.
Testi, i kryer në shtator 2019, konfirmoi atë nga që kishin frikë Hardy-Fanta dhe burri i saj, ajo vuante nga Parkinsoni neurodegjenerues.
Sëmundja e Parkinsonit, vlerësohet ngadalë gjatë viteve. Nuk ka kurë por sëmundja është e trajtueshme me ilaçe. Shkaku i saj deri më tani është i panjohur, megjithëse në disa raste gjenetika ose ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe pesticideve mund të ndikojnë.
"Ne u mërzitëm shumë,” tregon Hardy-Fanta.
Për neurologun Michael S. Okun, drejtori mjekësor i Fondacionit Parkinson, çështja e Hardy-Fanta ilustron informacionin e paktë për mënyrën sesi sëmundja prek gratë.
"Parkinsoni nuk është një sëmundje dhe ekzistojnë një mori e llojeve të ndryshme të Parkinsonit," tha Okun, njëkohësisht edhe kryetar i departamentit të neurologjisë në Universitetin e Floridas.
Në vjeshtën e vitit 2019, Hardy-Fanta filloi të shihte një neurolog të katërt, i cili ishe i specializuar në trajtimin e Parkinsonit dhe çrregullimeve të lëvizjes në lidhje me të.

Specialisti i dha ilaçin përshkroi “Sinemet”, që përdoret zakonisht për të trajtuar simptomat e Parkinson. Hardy-Fanta u përmirësua dhe neurologu i tha Hardy-Fanta se mënyra e saj e çuditshme e qëndrimit në ishte ndoshta një shenjë e hershme e sëmundjes, siç ishte edhe dhimbja në këmbën e saj të majtë dhe në vithe. Mjeku shpjegoi se disa nga rëniet e saj ka të ngjarë të vijnë nga dystonia, kontraktimet e pavullnetshme të muskujve që rezultojnë në sjellje anormale dhe lëvizje të dëmtuara. Distonia është një simptomë e zakonshme e Parkinsonit.
Hardy-Fanta tha se ajo dhe familja e saj po i përshtaten diagnozës së saj dhe ndryshimeve në jetën e përditshme Ajo është futur në një kurs noti dhe vazhdon të marrë rregullisht terapi fizike për të qëndruar aktive. Ndërsa, ajo është e shqetësuar se diagnoza e saj zgjati tre vjet dhe përfshiu një sërë vizitash dhe trajtimesh të panevojshme, këshillon që të tjerët nuk duhet të neglizhojnë asnjë sëmundje.
“Të gjithë më thonë , por edhe vetë e di që nuk duheshin katër vjet për të kuptuar se vuaja nga Parkinsoni,” tregoi ajo.
Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë