Ngjarje

Pacienti zero del negativ nga koronavirusi. Babë e bir pritet të dalin nga spitali

Pacienti i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri del negativ. Lajmi për këtë është nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogert Manistirliu që konfirmojnë se pacienti zero, ku në Shqipëri njihet si 28-vjeçari që erdhi nga Itali dhe jetonte në Tiranë dhe e përhapi këtë virus edhe tek babai i tij.

"Edhe pacienti zero sapo doli negativ" shkruan Rama në Facebook. Ndërsa ministrja Manastirliu shprehet se " Një tjetër lajm i mirë! Edhe pacienti zero sapo është konfirmuar negativ! Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit".

Pacientit zero i ishin bërë katër ditë më parë testimet e para të analizave dhe se pritet që realizoheshin edhe testimet e dyta  Ai kishte ardhur nga Italia dhe pas disa ditë qëndrimi në Tiranë kishte infektuar babain.  Fillimisht nga sëmundja e koronavirusit u shërua babai 54-vjeçar, i cili kishte sipas mjekëve një risk më të lartë e kjo për shkak të moshës. Por, i ati duket se qëndruar në spitalin Infektiv për të pritur shërimin e të birit për të dalë që të dy së bashku. Deri më tani në Shqipëri janë shëruar në total 3 persona të prekur nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë