Shendet

Pacientët me zemër duhet të marrin sa më parë vaksinën

Shoqata Amerikane e Zemrës ashtu edhe Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në SHBA po i bëjnë thirrje qeverisë që personat me probleme shëndetësore të zemrës duhet të vaksinohen menjëherë, pasi duhet të mbrohen nga infektimi apo riinfektimi.
“Është e arsyeshme të thuash se të gjithë do të mbrohen nga Covid-19, por ka persona që duhet të mbrohen më parë,” tha Mitchell Elkind, presidenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Ekspertët e shëndetit thonë se megjithëse nuk ka pasur studime të mëdha që shikojnë veçanërisht sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave të koronavirusit për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, provat gjenerale të vaksinave përfshinin edhe personat e sëmurë.
"Për aq sa mund të themi tani, nuk duket se ka ndonjë efekt të shtuar anësor", tha Thomas Maddox, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis dhe kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Cilësisë të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.
Lidhur me efektshmërinë e vaksinës, Maddox tha se është disi më e vështirë të dihet, por ai shtoi se nuk kemi dëgjuar për nivele më të larta se sa pritej, të transmetimit të Covid-19 mes pacientëve të vaksinuar që kanë probleme shëndetësore. Ajo që dihet është se pacientët me sëmundje të zemrës të cilët nuk janë të vaksinuar kanë një rrezik shumë më të lartë për të pasur sëmundje më të rëndë të Covid-19, si dhe duke parë një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjes.

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Më Shumë