Shendet

Pa numrin R dhe me një kurbë të çuditshme, çfarë të besojnë shqiptarët?

Gjatë 3 javëve të fundit kemi vënë re një tendencë të çuditshme në numrin e rasteve të personave të infektuar. Në këtë periudhe numri ka mbetur rreth 100 persona në ditë dhe kjo do të thotë se ne nuk kemi një kurbë të përcaktuar qartësi. Nga informacione të ndryshme rreth pandemive, dimë që kurban në periudha të tilla pandemie, ka një rritje, një pik dhe një përfundim.
Si mund ta shpjegojmë kurbën epidemiologjike në vendin tonë?
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho i thotë Gazetës “Si për këtë çështje se Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur një kurbë. Sipas ekspertit Shqipëria ka pasur një grafik që ai e ka quajtur sharra me dhëmb të thyer.
“Tendenca është qartazi në rritje dhe situata duket që po shkon drejt përkeqësimit. Me qëllim që të krijojmë një përshtypje ne si specialistë të kësaj fushe ne nuk shohim vetëm vlerat ditore por shohim mesataret dhe kur sheh mesataret javore ka të paktën që nga mesi i qershorit që numri i rasteve mesatare javore, është në një rritje të vazhdueshme dhe edhe java që kaloi kishte një rritje në raport me atë paraardhësen,” shprehet Dasho.

Dje Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga javën e kaluar kishte një rritje të numrit të të prekurve me 5.9%, krahasuar me rastet e konfirmuar. Sipas raportimit incidenca ishte 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Ndërkohë për sa i përket moshës së të infektuarve, u raportua se 20% e totalit të të prekurve janë në grup moshën 55-64 vjeç.
Sipas epidemiologut Dasho ne kemi një situatë të çuditshme sepse nuk bëhet fjalë (edhe kur sheh një mesatare), për një kurbë, por për një grafik në rritje të vazhdueshme. Për sa i përket përcaktimit të numrit R, Dasho shpjegon se në vendin tonë nuk mund të përcaktohet numri R sepse informacioni që ne kemi është komplet i paplotë.
“Ne testojmë shumë pak, ne kapim vetëm një ajsberg të rasteve që realisht janë duke u infektuar në popullatë, kështu që çdo përpjekje për të përcaktuar R, do të ishte një përpjekje jo në drejtimin e duhur dhe nuk do të prodhonte rezultate të besueshme,” shprehet më tej Dasho.
Por konfuzioni në vendin tonë nuk mbetet me kaq.
Në një raport të publikuar nga OBSH, ku thuhej se Shqipëria ka grupe rastesh të infektimit, ndërkohë autoritetet tona shëndetësore prej kohësh kanë thënë se në Shqipëri virusi tashmë ka përhapje komunitare. Sipas raportit të OBSH nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë personelin e tyre mund të evitojnë rastet e infektimit që kthehen në grupe ( gjendja momentale ku është Shqipëria sipas OBSH) e më pas grupet të kthehen në transmetim komunitar.
"Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftësia për të lidhur gjurmët e rasteve te konfirmuara përmes zinxhirit te transmetimit për një numër të madh të këtyre rasteve,” sipas OBSH.

Ndërkohë ne ende nuk e kuptojmë gjendjen në të cilën jemi dhe kush është e vërteta?
Eksperti Dasho shprehet se kjo çështje lë vend për diskutim sepse është edhe çështje përkufizimi pë transmetim komunitar apo transmetimin që ekspertët e quajnë “claster” (një situatë epidemiologjike pak më e rrezikshme se në transmetimin komunitar).
“Kemi dëgjuar autoritete në Shqipëri, qoftë autoritete zyrtare, qoftë autoritete shkencore të cilët janë shprehur se në vendin tonë ka filluar transmetimi komunitar. Kjo është një çështje e cila duhet adresuar nga ata që kanë më shumë informacion se ne si publik që shohim vetëm numrin e rasteve, një pjesë shumë të vogël të informacionit. Duhet të shohim hetimin epidemiologjik të të gjithë rasteve për të përcaktuar përfundimisht se çfarë transmetimi kemi,” shprehet Dasho.
Eksperti më tej shpjegon se këtë gjë duhet ta përcaktojnë ata që kryejnë hetimin epidemiologjik që sipas tij nuk bëhet ashtu si duhet, për shkak të pamundësisë me aq pak njerëz sa angazhohen. Dasho shpjegon gjithashtu se kështu do të jetë i vështirë për të mos thënë i pamundur, përcaktimi nëse kemi të bëjmë me transmetim komunitar apo transmetim “claster”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë