Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish për situatën në veri dhe sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.
Ajo ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë mesazh të qartë se agresioni ka pasoja. “Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
There is irrefutable evidence linking Serbia to the terrorist act against Kosovo – from the terrorists' training with the Serbian army to using Serbian-produced military grade weapons.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023
Serbia must be held accountable & receive a clear message that aggression has consequences. pic.twitter.com/bzgoug3kE2
Ajo ka ndarë edhe një video nga intervista e fundit që ka dhënë për televizionin britanik “4 channel” lidhur me ngjarjet e fundit, intervistë gjatë të cilës ajo ka kërkuar sanksione ndaj Beogradit zyrtar. Presidentja e Kosovës tha se këto sanksione i pret nga Britania, SHBA apo edhe BE, por nuk ka shpresa se të tilla qëndrime do të mbahen edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.