Teknologji dhe Inovacion

Opsioni më i fundit në WhatsApp, lançohet Channels

WhatsApp ka prezantuar një mënyrë të re për të marrë njoftime nga njerëz apo organizata që i intereson përdoruesit. WhatsApp Channels lejon përdoruesit të ndjekin privatisht kanale dhe të anëtarësohen për të marrë lajmet më të fundit.

Por ndryshe nga funksioni i parë i platformës që është shkëmbimi i mesazheve, me Channels nuk është e mundur shkëmbimi i mesazheve.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Marck Zuckerberg ka njoftuar se opsioni “do të jetë fillimisht i përdorshëm në Singapor e Kolumbi, por do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë gjatë vitit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë