Ka ndodhur

Operacion policor në Shkodër, arrestohet drejtuesi i një grupi kriminal

Një 30-vjeçar, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal është arrestuar në Shkodër gjatë një operacioni policor. Sipas policisë, në pranga ka rënë Luverdo Kola, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kola ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

30-vjeçari, në 1 shtator 2020, ka plagosur me armë zjarri, Tonin Larushkun, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Toplanë të Vaut të Dejës.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim njërin prej bashkëpunëtorëve të tij, shtetasin Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Në shtator 2018, Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Çakaj, në momentin që i është afruar policia, ka përfituar nga terreni i pyllëzuar dhe është larguar.

Gjatë këtij operacioni, në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën Çakajt, policia gjeti dhe sekuestroi 80 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë