Ka ndodhur

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Goditet një grup kriminal në Kurbin, 6 të arrestuar dhe bllokohen 4 gomone

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Janë bllokuar 4 gomone dhe një velierë është djeg nga anëtarët e grupit kriminal. Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare.

Droga mësohet se është zbuluar nga GdF në një velierë që shkonte nga Shqipëria për në Itali. Menjëherë janë njoftuar oragnet ligjzbatuese shqiptare. Një pjesë e velierës është djegur nga autorët, ndërsa në pranga kanë rënë deri më tani 6 persona, dy prej tyre me origjinë të huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë