Festivali vjetor Oktoberfest, festivali më i madh në botë i birrës, filloi të shtunën për herë të parë që nga viti 2019, duke shënuar fundin e një ndërprerjeje dyvjeçare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Mijëra dashamirës të birrës u bënë pjesë e festivalit që zakonisht tërheq rreth 6 milionë vizitorë në Mynih në vit, duke përfshirë turistë nga e gjithë bota.





“Është një moment paksa ankthioz të ecësh nëpër të gjithë turmën”, tha një vizitor. “Sapo të ulemi dhe të pimë një birrë, do të jemi mirë”.
Vizitorët ulen në tavolina të gjata të përbashkëta për të pirë birrë, për të ngrënë mish dhe për të dëgjuar muzikë.
Kryebashkiaku i Mynihut Dieter Reiter tha në fillim të këtij viti se Oktoberfest, i mbajtur nga 17 shtatori deri më 3 tetor, do të zhvillohej pa asnjë kufizim për Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




