Bota

OKB votoi Srebrenicën, Vuçiç: Një tronditje e madhe por të paktën treguam që po luftojmë për Serbinë

Nga Gazeta ‘Si’ - Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Vuçiç tha se edhe pse u miratua rezoluta për Srebrenicën, ai tregoi se po lufton për Serbinë, sepse vendet me më shumë se dy të tretat e popullsia e botës nuk votuan për rezolutën.

Ai falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në mbrojtjen e Serbisë.

"Faleminderit për luftën e madhe. Siç mund ta shihni, kjo është para së gjithash një surprizë e madhe, pothuajse një tronditje për shumë njerëz në sallën e OKB-së. E patë që në fillim se sa ndarje do të shkaktojë", tha Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Nju Jork.// Novosti


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë