Ngjarje

OKB: Temperatura më e lartë ndonjëherë në Europë është regjistruar në Siçili në 2021 (48.8 gradë Celsius)

Agjencia Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara konfirmoi sot se temperatura prej 48.8 gradë Celsius e regjistruar në Siçili dy vjet më parë është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë.

Temperatura në Siçili është regjistruar më 11 gusht 2021, në një kohë kur temperaturat në një pjesë të madhe të Europës ishin në rritje, duke shtuar se ka thyer rekordin e mëparshëm europian prej 48 gradë Celsius, i cili u regjistrua në qytetet greke të Athinës dhe Elefsinit në korrik 1977.

Randall Cerveny, i cili raporton mbi klimën dhe ekstremet e motit në Organizatën Botërore Meteorologjike, tha se konfirmimi i kësaj temperature pasoi një hetim të gjatë që kërkonte “analizë të kujdesshme” nga agjencia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë