Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se duhet të bëhet më shumë, sepse situata është e vështirë nga përhapja e variantit të ri të virusit.
Në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, shpjegoi se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, ndërkohë që vende të ndryshme në Europë kanë një shtim të rasteve të reja.
“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge.
Tashmë dihet se viruset ndryshojnë vazhdimisht, ndërkaq është vërtetuar nga ekspertet se varianti i ri i koronavirusit nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt. Për ekspertët e OBSH-së ky është një shqetësim i madh.
“Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, ndikimi do të ndjehet në institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje