Shendet

OBSH: Trefishohen rastet e fruthit në Europë. Shqipëria e 9-ta

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rastet e të prekurve nga fruthi janë trefishuar nga viti 2017 në vitin 2018. Ndërsa normat e vaksinimit po përmirësohen, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaft i lartë për të parandaluar qarkullimin e virusit në shumë vende.
Një ndër vendet me numrin më të lartë të fruthit u përcaktua Ukraina. Fruthi është një sëmundje infektive që nganjëherë mund të krijojë komplikime të rënda shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e mushkërive dhe trurit.
Në vitin 2018 pati 72 vdekje nga fruthi në Europë, krahasuar me 42 që rezultuan në vitin 2017.
Vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të fruthit nga janari deri në dhjetor ishin:

Ukraina (53,218)
Serbia (5,076)
Izraeli (2,919)
Franca (2,913)
Itali (2,517)
Rusia (2,256)
Gjeorgjia (2,203)
Greqia (2,193)
Shqipëria (1,466)
Rumania (1,087)

Ukraina kishte normën më të lartë të rasteve të fruthit në Evropë në 1.209 për një milion banore. Një normë 10 herë me e lartë se sa në vitin 2017 dhe kjo kryesisht shpjegon rritje të përgjithshme në Evropë. Nga 25,863 të prekur që ishin në vitin 2017, 82,000 u përcaktuan në fund vitin e kaluar.
Deri në fund të vitit 2017, përqindja e fëmijëve që ishin vaksinuar ishte përmirësuar ndjeshëm, në rreth 90%, por OBSH thotë se kjo nuk është një zgjidhje për të mbrojtur popullsinë nga shpërthimet e mëtejshme të fruthit.
Dr Zsuzsanna Jakab, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha se të dhënat për vitin 2018 bëjnë të qartë se ritmi i vaksinimit për të rritur imunitetin ndaj kësaj sëmundje është i pamjaftueshëm. “Ndërsa të dhënat tregojnë mbulim të jashtëzakonshëm të vaksinimit në nivel rajonal, ato gjithashtu pasqyrojnë një numër rekord të prekur dhe të vdekur nga sëmundja,” shprehet ai.
OBSH thotë se rritja e rasteve ndodhi në të njëjtin vit kur vendet evropiane deklaruan se arritën mbulimin më të lartë për dozën e dytë të vaksinimit të fruthit ( 90%)./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë