OBSH ka apeluar të shtyhet doza e tretë e vaksinës anti-COVID “të paktën deri në fund të shtatorit” në mënyrë që të lejohet imunizimi “në të paktën 10% të popullsisë së secilit vend” në botë.
“Ne duhet urgjentisht të ndryshojmë gjërat: nga shumica e vaksinave që shkojnë në vendet e pasura në shumicën që shkojnë në vendet e varfra,” tha drejtori i agjencisë së OKB -së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e mbajtur në Gjenevë.
Ai ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.
Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.
“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, tha Tedros.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje