Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kërkoi të hënën vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme.
Duke folur në asamblenë vjetore të shëndetit të OBSH-së disa javë pas përfundimit zyrtarisht të pandemisë Covid-19, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është koha për të filluar negociatat për parandalimin e një pandemie tjetër.
“Nëse ne nuk i bëjmë ndryshimet që duhet të bëhen, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai.
Asambleja vjetore 10-ditore e Shëndetit në Gjenevë do të trajtojë sfidat globale të shëndetit, përfshirë pandemitë e ardhshme.
194 shtetet anëtare të OBSH-së po negociojnë aktualisht reformat e rregullave në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po hartojnë gjithashtu një traktat më të gjerë pandemik, i cili do të ratifikohet vitin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.