Shendet

OBSH: Sjellja e rinjve ka çuar në rritjen e rasteve në Europë

Të rinjtë mund të jenë shkaku i fuqizimin të epidemisë së koronavirusit. Dr Hans Kluge, drejtor rajonal i Europës për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), thotë se infeksionet në rritje në mesin e të rinjve mund të jetë arsyeja e rritjes së rasteve të reja në të gjithë kontinentin.

Ai deklaroi sot për “BBC Radio 4” sot se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me anëtarët e rinj të shoqërisë.

"Shumë vendeve po përjetojnë rritje të rasteve të reja. Ajo që ne dimë se është se përkeqësimi i pandemisë ka ardhur si pasojë e ndryshimit në sjelljen njerëzore," tha ai. Ne po marrim raporte nga disa autoritete shëndetësore të një proporcioni më të lartë të infeksioneve të reja në mesin e të rinjve."

Dr Kluge tha se si baba i dy vajzave adoleshente e kuptonte se të rinjtë "nuk duan të humbasin verën".

Por ai shtoi se “të rinjtë kanë një përgjegjësi ndaj vetvetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë