Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se autoritetet shtetërore duhet të shmangin masat e shtuara të izolimit. Njoftimi erdhi nga shefi i emergjencave të OBSH, Mike Ryan, në konferencën e mbajtur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit.
“Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë këtë gjë, por ajo që duam të provojmë dhe shmangim janë izolimet masive që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë dhe për gjithçka tjetër,” shtoi ai.
Në lidhje me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ryan tha se “nuk ka përgjigje të reja pasi ne e dimë se çfarë duhet të bërë”.
Ndërkohë të dhënat e treguara ditët e fundit në Europë tregojnë se ka më shumë raste se India, Brazili ose Shtetet e Bashkuara. Ishte Spanja që shpalli vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid, ndërsa Gjermania, Çekia dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.