Shendet

OBSH: Pas pandemisë së Covid-19 mund të kemi pandemi fruthi

Numri i personave të prekur nga fruthi mund të rritet pas koronavirusit, sepse pothuajse të gjitha vendet në botë po detyrohen të pezullojnë programet e vaksinimit.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar se është e frikësuar se 117 milion fëmijë mund të mos vaksinohen kundër fruthit, i cili vrau 140.000 njerëz në vitin 2018.
Ekspertët janë të shqetësuar sepse në 37 vende ky virus vdekjeprurës është një kërcënim i madh që mund të vonojë programet e imunizimit, pasi vëmendja e të gjithë shteteve është e përqendruar në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Një deklaratë e përbashkët nga OBSH, Kryqi i Kuq Amerikan, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe Unicef , ekspertët thanë se “megjithëse vaksina e fruthit është e sigurt dhe efektive për më shumë se 50 vjet, rastet e fundit të fruthit u rritën dhe sëmundja u përhap masivisht.
"Së bashku, më shumë se 117 milion fëmijë në 37 vende, shumë prej të cilëve jetojnë në rajone me shpërthime të vazhdueshme të fruthit, mund të ndikohen nga pezullimi i aktiviteteve të planifikuara të imunizimit. Ky numër tronditës nuk përfshin numrin e foshnjave që nuk mund të vaksinohen për shkak të efektit të Covid-19 në shërbimet rutinore të imunizimit. Fëmijët më të rinj se 12 muaj të moshës kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga komplikimet e fruthit dhe nëse qarkullimi i virusit të fruthit nuk ndalet, rreziku i ekspozimit të tyre do të rritet çdo ditë,” u shprehen ekspertët,
OBSH patheksuar se duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjitha shtetet në mënyrë që programet e imunitetit të mos cenohen dhe të arrijnë tek çdo fëmijë në popullatë, në mënyrë të shpejtë që ata të jenë më të sigurtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë