Shendet

OBSH paralajmëron valën e tretë të Covid-19 në fillim të 2021

Një i dërguar special për COVID-19 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të tretë pandemie në Evropë në fillim të fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin ato që ai thotë se kanë qenë dështim në parandalimin e valës së dytë të infektimit.

“Ata humbën shansin për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e kishin vënë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro për një gazetë zvicerane, raporton Reuters.

“Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e duhur, do të kemi valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai, i cili në 2017 garoi pa sukses në garën për Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH.

“Reagimi i Evropës ishte i mangët”, nënvizoi Nabarro


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë