Shendet

OBSH: Një tjetër sëmundje infektive po qarkullon në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tëka deklaruar se po “vëzhgon me kujdes” rastet e murtajës bubonike që po përhapen në rajonin verior të Kinës, ndërkohë që siguron popullësinë se nuk është diçka me rrezik të lartë.
Sipas OBSH një pjesë njerëzish të identifikuar me sëmundjen janë shtruar në spital gjatë fundjavës.
Një zëdhënëse e OBSH konfirmou se çështja po menaxhohet mirë.
Murtaja bubonike dikur ka qenë sëmundja më e frikshme në botë, por tani mund të mjekohet lehtë.

Çfarë ka thënë OBSH?
Zëdhënësia e OBSH Margaret Harris deklaroi se “plaga” bubonike ka qenë me ne dhe është gjithmonë me ne, me shekuj.

“Për momentin, ne nuk jemi duke e konsideruar atë rrezik të lartë, por ne jemi duke e monitoruar me kujdes,”theksoi mjekja.

OBSH tha se ishte informuar të hënën për rastin e parë të përhapjes, i cili po mjekohet në një spital në Bayannur. Agjensia kryesore kineze e lajmeve Xinhua gjithashtu deklaroi se personat e parë të infektuar ishin vëllezër dhe kishin ngrënë mish brejtëso në provincën Khovd.
Zyrtarët rus po paralajmërojnë komunitetet në rajonin Altai të vendit që të mos gjuajnë brejtës, pasi mishi i infektuar nga brejtësit tashmë është një rrugë e njohur transmetimi.

Çarë është sëmundja bubonike?
Murtaja bubonike, e shkaktuar nga infeksioni bakterial, është përgjegjëse për një nga epidemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. “Vdekjen e Zezë” e cila vrau rreth 50 milion njerëz në të gjithë Afrikën, Azinë dhe Evropën në shekullin XIV.
Që nga ajo kohë ka pasur një shpërthim të madh të kësaj sëmundje. Ajo vrau rreth një të pestën e popullsisë së Londrës gjatë vitit 1665.
Në ditët e sotme ajo mund të mjekohet me antibiotikë. Sëmundja e cila zakonisht transmetohet nga kafshët te njerëzit ka një shkallë vdekshmërie 30-60% të të infektuarve.
Simptomat e murtajës përfshijnë ethe të larta, të përziera, dobësi dhe nyjet limfatike të fryra.

A mund të ketë një epidemi tjetër?
Rastet bubonike janë të rralla, por ka shpërthime të sëmundjes herë pas here.
Sidoqoftë, sipas raportimeve të tanisjm3 nuk ka të ngjarë që ndonjë rast të çojë në një epidemi.
“Për dallim nga Shekulli 14, ne tani e dimë se si transmetohet kjo sëmundje. Ne e dimë si ta parandalojmë atë,” i tha Shanti Kappagoda, një mjek për sëmundjet infektive në Stanford Health Care.

Burimi:BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë