Shendet

Ndërron mendje OBSH: Maskat duhen mbajtur në publik

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për maskat, duke thënë se ato duhet të mbahen në publik, ku distancimi social nuk është i mundur për të parandaluar përhapjes e koronavirusit.

Organi më i lartë global i shëndetësisë tha që informacionet e reja tregojnë se maskat mund të sigurojnë një pengesë për infeksionin.

Më herët OBSH, ka deklaruar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të thënë që njerëzit duhet të mbanin maska.
Sidoqoftë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të Premten se "në dritën e evolucionit të pandemisë" OBSH këshillon që qeveritë duhet të inkurajojnë publikun e gjerë të veshë maska, ku ka një transmetim të gjerë dhe distancimi fizik është i vështirë, siç është në transportin publik , në dyqane ose në mjedise të tjera të mbyllura ose të mbushura me njerëz.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, në nivel global, ka pasur 6.7 milion raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 400,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar.


Cila është këshillat e OBSH-së?

Organizata tha që udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit.
Maria Van Kerkhove, ekspertja kryesore teknike e OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një "maskë pëlhure, pra një maskë jo- kirurgjikale".

Maska prej pëlhure duhet të përbëhen nga "të paktën tre shtresa të materialit të ndryshëm" në mënyrë që të jenë efektive," deklaroi Kerkohve.
Në të njëjtën kohë, OBSH theksoi se maskat në fytyrë ishin vetëm një nga gama e mjeteve që mund të përdoren për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të infeksionit.
Në Brazil, Presidenti Jair Bolsonaro tha se do të tërhiqte vendin nga OBSH nëse nuk pushon së qeni një "organizatë partizane politike". .

Gjithashtu, javën e kaluar Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai do të përfundonte lidhjet me OBSH, duke thënë se organizata kishte dështuar t'i kërkonte llogari Kinës, vendi kur shpërtheu Covid-19.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria njoftoi të Premten se vizitorët në spital dhe pacientët ambulantë duhet të mbanin maska dhe që personeli i spitalit do të duhej të mbante maska mjekësore, edhe nëse ato nuk ishin në një ambient klinik.

Udhëzimi do të hyjë në fuqi më 15 qershor, pasi më shumë biznese hapen dhe më shumë nxënës kthehen në shkollë.

Burimi:BBC/Pëerktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë