Shendet

OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar te premten për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm. 

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi në një konferencë për shtyp autorizimin për përdorimin emergjent të kësaj vaksine kundër COVID-19.

"Këtë pasdite, OBSH miratoi për përdorim emergjent vaksinën e COVID-19 të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave që COVAX mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë", tha ai.

Vaksina e Sinopharm është vaksina e parë kineze që fiton miratimin e përdorimit emergjent dhe e gjashta në total.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë