Shendet

OBSH: Lia e majmunit është emergjencë globale

Përhapja e shpejtë e lisë së majmunëve përfaqëson një emergjencë shëndetësore globale, niveli më i lartë i alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha të shtunën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Etiketa e OBSH-së - "një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar" - është krijuar për të dhënë alarmin se nevojitet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare për parandalimin e sëmundjes. Gjithashtu, Tedros tha se duhen shtuar përpjekjet globale për të bashkëpunuar në ndarjen e vaksinave dhe trajtimeve.

Duke njoftuar vendimin e tij për të shpallur urgjencën shëndetësore gjatë një konference për media në Gjenevë, Tedros konfirmoi se komiteti nuk kishte arritur një konsensus, me nëntë anëtarë kundër dhe gjashtë në favor të deklaratës.

Ndërkohë, kompania daneze e bioteknologjisë Bavarian Nordic (BAVA.CO) tha të premten se rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian kishte rekomanduar që vaksina e saj, Imvanex të miratohej për të krijuar mbrojtje ndaj sëmundjes.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë