Shendet

OBSH: Koronavirusi do të arrijë së shpejti në çdo vend të botës

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar edhe njëherë sot se koronavirusi do të përhapet se shpejti në çdo vend të botës.

“Që nga e enjtja në mëngjes, ka pasur më shumë se 3,474 raste në 44 vende jashtë Kinës, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë.

Paralajmërimet e OBSH-së vijnë menjëherë pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë me koronavirus në Afrikën nën-Sahariane, ndërkohë që Brazili dhe Meksika raportuan infeksionin e parë me COVID-19 në Amerikën Latine në më pak se 24 orë.

“Çdo vend duhet të jetë gati për konfirmimin e rastit të tij të parë, "tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH. "Asnjë vend nuk duhet të supozojë se nuk do të preket. Ky mund të jetë një gabim fatal. Ky virus nuk respekton kufijtë. Nuk bën dallim midis racave apo etnive. Nuk ka njeh PBB-në apo nivelin e zhvillimit të një vendi, "shtoi ai.

Deri më tani, më shumë se 83,000 raste me koronavirus janë konfirmuar në të gjithë botën. Virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Tedros tha se shqetësimi i madh tani është përhapja e tij jashtë Kinës. “Brazili, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani dhe Rumania raportuan rastet e tyre të para të koronavirusit të enjten”, tha Tedros. "Rritjet e papritura të rasteve në Itali, Republikën Islamike të Iranit dhe Korenë e Jugut janë thellësisht shqetësuese," tha ai.

OBSH: Koronavirusi do të arrijë së shpejti në çdo vend të botës, Gazeta SI, 2020

Tedros deklaroi se vendet europiane duhet të veprojnë "me shpejtësi" dhe "në mënyrë agresive" për të ndaluar përhapjen e virusit. "Me masat e duhura, ai mund të përmbahet," tha ai, duke shtuar se të gjitha shtetet duhet të fillojnë të mendojnë nëse kanë njësi të duhura izolimi, pajisje mjekësore dhe pajisje të tjera jetësore.

“Të gjitha vendet duhet të përgatiten të kalojë nga një rast me koronavirus në 100 raste, në ditët e ardhshme," tha ai.

Pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë raportuar në Kinë, ku 2.788 kanë humbur jetën. Në fillim të kësaj jave, OBSH kishte paralajmëruar vendet e BE-së që të përgatiteshin për koronavirusin që "mund të trokasë në derë" nga dita në ditë.

Tedros tha sot i OBSH-ja do të hetojë gjithashtu raportet e disa pacientëve që ishin ri-infektuar me COVID-19, pasi një grua në Japoni u mendua se kishte kontraktuar virusin për herë të dytë. Ai shtoi një person që ishte shëruar nga koronavirusi do të duhet të ishte imunitar ndaj këtij virusi.

Bjellorusia, Lituania, Azerbajxhani, Zelanda e Re dhe Nigeria të gjitha raportuan rastet e tyre të para të koronavirusit të premten. Ndërkohë, shqetësimi intensiv për përhapjen ndërkombëtare të koronavirusit ka bërë që tregjet globale të aksioneve kanë pësuar rënien më të madhe që nga kriza financiare.

Ç'po ndodh në Itali?

Numri i rasteve të koronavirusit në Itali u nxit me më shumë 100 persona në vetëm 24 orë dhe ka arritur tanimë në 650, thotë Ministria italiane e Shëndetësisë së Italisë, duke shtuar se numri i viktimave ka arritur në 17 njerëz. Më shumë se 400 raste janë në Lombardi, ku disa qytete janë vënë në karantinë.

Restorant bosh në Venecia, Gazeta Si, 2020

Nga të infektuarit, 250 personat ndodhen aktualisht në spital, përfshirë 56 pacientë që janë në kujdes intensiv, thotë ministria italiane. Ndërkohë, 284 persona të tjerë që janë infektuar ndodhen në izolim në shtëpi në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit më tej.

Përhapja e COVID-19 në Itali bëri që Departamenti Amerikan i Shtetit të këshillojë anulimin e udhëtimeve drejt Italinë këtë javë.

Të alarmuar nga ndikimi i mundshëm i virusit në ekonominë e saj, qeveria e Italisë po u kërkon mediave të huaja të sigurojnë njerëzit në mbarë botën se Italia është një vend i sigurt.

"Turizmi tashmë është duke marrë një goditje të madhe, me qindra rezervime hotelesh që janë anuluar", thotë gazetarja Sylvia Poggioli nga Roma.

Duke paralajmëruar kundër rreziqeve të përhapjes së lajmeve të rreme, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se dëmi ekonomik nga një "epidemia" e lajmeve të rreme mund të bëjë më shumë dëm sesa virusi.

Shqetësimet për përhapjen e virusit COVID-19 kanë çuar gjithashtu në ndryshime dramatike në nivelet më të larta të futbollit italian. Disa ndeshje të Serisë A u anuluan kohët e fundit, dhe të paktën pesë ndeshje do të luhen në stadiume të mbyllura, pa asnjë tifoz të pranishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë