Analize

OBSH: Kini kujdes me heqjen e masave, fundi i pandemisë ende larg

Shumë shtete amerikane dhe vende euriopiane kanë filluar të lehtësojnë masat për frenimin e koronavirusit, duke ngritur shqetësimin për një rikthim të pandemisë. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi sot që numri i të infektuarve mund të rritej në disa rajone për shkak të numrit të ulët të testimit dhe heqjes së kufizimeve.

Rastet totale të konfirmuara të koronavirusit u rritën me afro 20% gjatë javës së kaluar, duke arritur në më shumë se tre milion në nivel global, ndërsa numri i vdekjeve arriti 211,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Në SHBA, numri i përgjithshëm i rasteve ishte 988.469 të martën, me 56.245 të vdekur, sipas Johns Hopkins.

Në disa shtete kishte shenja që ashpërsia e krizës shëndetësore po lehtësohej. Shteti i Nju Jorkut raportoi 337 viktima të hënën, bilanci më i ulët ditor që nga data 31 mars. Guvernatori i Nju Jorkut Andre Cuomo bëri publik një plan për të rihapur një pjesë të shtetit nga 15 maji, nëse numri i të shtruarve në spital vazhdon të ulet. Shteti amerikan njoftoi më shumë se 3.900 raste të reja të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve afër 300,000. Bizneset gjithashtu po ecin përpara me planet për të rihapur qepenat.

Por ndërkohë që kufizimet po vijnë duke u lehtësuar globalisht, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, u bëri thirrje udhëheqësve të identifikojnë, izolojnë dhe të gjurmojnë rastet e dyshuara, në mënyrë që trendi në rënie të vazhdojë.

"Ndërsa bllokimet në Europë lehtësohen me numrin në rënie të rasteve të reja, ne vazhdojmë t'i nxisim vendet që të gjurmojnë të gjitha rastet e COVID-19", tha z. Ghebreyesur.

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Ai paralajmëroi se numri i rasteve dhe vdekjeve të raportuara është shumë më i ulët për shkak të kapaciteti i të ulët të testimit.

"Fundi i pandemisë është ende shumë larg”, tha ai.

Zoti Ghebreyesus vuri në dukje prirjet në rritje të rasteve me koronavirus në Evropën Lindore, Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa pjesë të Azisë. Drejtori i OBSH-së gjithashtu shprehu shqetësim se disa nga përpjekjet për të ndalur përhapjen e COVID-19, siç janë mbyllja e kufijve, kanë rezultuar në mungesa të vaksinave dhe trajtimeve për sëmundje të tjera, dhe shërbimet rutinore të imunizimit për sëmundjet si gripi po pakësohen ose mbyllen.

Ai bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Ai tha se nëse njerëzit nuk janë të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë përçarjet midis individëve dhe do të vazhdojë të krijojë probleme të mëdha, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave. Ai tha se çdo jetë është e çmuar.

Në përpjekje për të kuptuar shtrirjen reale të pandemisë, shumë vende kanë filluar testimet seriologjike, duke parë sa për qind e njerëzve kanë fituar imunitet. Këto teste kanë mbërritur edhe në vendin tonë dhe po përdoren gjerësisht nga Ministria e Shëndetësisë. Në Europë, garën për testet seriologjike e udhëheqin Britania e Madhe dhe Gjermania.

Në SHBA, administrata Trump planifikon të testojë për anti-trupa të paktën 2% të banorëve në çdo shtet. Brett Giroir, zyrtari i administratës që mbikëqyr përpjekjet e testimit të koronavirusit, tha që testimi i 2% të popullsisë së secilit shtet ishte minimumi i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll epideminë, por ekspertët thonë se niveli i testimeve është më e ulët nga sa duhet.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të martën do të fillojë kryerjen e testimit të antitrupave në disa pjesë të Gjeorgjisë, ku po bëhet transmetimi i komunitetit. Në Nju Jork, Cuomo 25% e banorëve të qytetit të Nju Jorkut kanë ndërtuar antitrupa për virusin.

Zonat që janë goditur më rëndë nga koronavirusi do të jenë në gjendje të testojnë dy herë më shumë, ose më të lartë se sa niveli mesatar. Presidenti Trump dhe ekspertët mjekësor të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.

Zhvillimet e së hënës kishin për qëllim mbushjen e boshllëqeve kritike në planet e Shtëpisë së Bardhë për të filluar "rihapjen" e vendit, duke rritur testimet për virusin ndërsa zhvendos fokusin e presidentit tek rimëkëmbja e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Presidenti Donald Trump, Gazeta Si, 2020

Duke folur në një konferencë për shtyp në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump tha se "testimi nuk do të jetë aspak problem", duke shtuar, "ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit ".

Presidenti tha se plani i tij do t'i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.

Gjatë bisedës telefonike me guvernatorët e shteteve, Presidenti Trump sugjeroi se shumë shtete duhet të shqyrtojnë rihapjen e shkollave para fundit të vitit shkollor për t'ia lehtësuar prindërve rikthimin në punë.

"Disa prej jush duhet të mendoni rreth hapjes së shkollave sepse shumë njerëz duan hapjen e shkollave", tha Trump në bisedën me guvernatorët. Agjencia e lajmeve Associated Press kishte marrë një audio regjistrim të bisedës telefonike mes Administratës së Presidentit Trump dhe guvernatorëve të shteteve. Ai tha vende të tjera të botës po kontaktojnë administratën e tij për të mësuar më shumë mbi hapat lidhur me testimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë