Shendet

OBSH ka njoftuar një sistem të ri emërtimi për variantet e Covid-19

Tani e tutje OBSH do të përdorë shkronja greke për t'iu referuar varianteve të zbuluara në vende të ndryshme. Varianti në Mbretërinë e Bashkuar për shembull është etiketuar si Alpha, i Afrikës së Jugut Beta dhe Indiani si Delta.
OBSH tha që kjo ishte për të thjeshtuar diskutimet. Në fillim të këtij muaji qeveria indiane kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 - zbuluar për herë të parë në vendin e tyre tetorin e kaluar megjithëse OBSH kurrë nuk e kishte etiketuar zyrtarisht si të tillë.
Çfarë dimë për variantet e ndryshme
"Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve", shkroi në Twitter, Maria Van Kerkhove.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për "mbikëqyrje të fuqishme" të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes.Një listë e plotë e emrave është publikuar në faqen e internetit të OBSH-së. Këto shkronja greke nuk do të zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë.


“Nëse identifikohen zyrtarisht më shumë se 24 variante, sistemi mbaron me shkronja greke dhe do të shpallet një program i ri emërimi,” tha zonja Van Kerkhove.
Të hënën, një shkencëtar që këshilloi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar tha se vendi ishte në fazat e hershme të një vale të tretë të infeksioneve të koronavirusit. Mendohet se përhapet më shpejt se varianti Alpha (UK; Kent), i cili ishte përgjegjës për rritjen e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit. Vietnami, ndërkohë, ka zbuluar atë që duket të jetë një kombinim i atyre dy varianteve.
Të shtunën, ministri i shëndetësisë i vendit tha se mund të përhapet shpejt përmes ajrit dhe e përshkroi atë si "shumë të rrezikshëm".

Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë