Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanmon, ka deklaruar sot se bota është ë prag të një katastrofe morale për sa i përket shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.
Ai u ka kërkuar vendeve dhe prodhuesve t’i ndajnë dozat në mënyrë të drejtë për të gjithë botën.
Më tej ai ka deklaruar se perspektivat për shpërndarje të drejtë janë në "rrezik serioz" ashtu si skema e saj e ndarjes së vaksinave COVAX synon të fillojë shpërndarjen e inokulimeve muajin tjetër.
Ai vuri në dukje se 44 marrëveshje dypalëshe që u nënshkruan vitin e kaluar dhe të paktën 12 janë nënshkruar këtë vit.
"Kjo mund të vonojë dërgesat e COVAX dhe të krijojë skenarin që COVAX është krijuar për të shmangur, me grumbullime, një treg kaotik, një përgjigje të pakoordinuar dhe përçarje të vazhdueshme sociale dhe ekonomike", tha ai.
Sipas tij qasja që kanë ndjekur vendet vetëm do të zgjasin pandeminë.
Kërkesa globale për vaksina është intensifikuar ndërsa qarkullojnë variante më infektive të virusit. Ai përmendi si një shembull të pabarazisë që më shumë se 39 milion doza të vaksinave janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza ishin dhënë në një vend të varfër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.