Shendet

OBSH: Ideja e imunitetit të tufës nuk funksionon

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përjashtuar idenë e përgjigjes së imunitetit të tufës ndaj pandemisë. Sipas OBSH imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e një komuniteti bëhet imun ndaj një sëmundjeje përmes vaksinimeve ose përmes përhapjes masive të një sëmundjeje. Disa kanë argumentuar se koronavirusi duhet të lejohet të përhapet natyrshëm në mungesë të një vaksine. Por shefi i OBSH-së Tedros Ghebreyesus tha se një qasje e tillë ishte "shkencërisht dhe etikisht problematike".

Ka pasur më shumë se 37 milion raste të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë globin që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani janë konfirmuar më shumë se një milion njërëz të vdekur, ndërsa qindra vaksina janë duke u zhvilluar, por asnjëra nuk është aprovuar ëpr t’u përdorur ndërkombëtarisht.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, Tedros argumentoi se ndikimet afatgjata të koronavirusit si dhe forca dhe kohëzgjatja e çdo përgjigje imune mbetën të panjohura.

"Imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t'iu përgjigjur një shpërthimi, e lëre më një pandemi," tha ai.

Kreu i OBSH shtoi se testet e seroprevalencës, ku gjaku testohet për antitrupa tregojnë që vetëm 10% e njerëzve kishin qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit në shumicën e vendeve.

"Lënia e Covid-19 të qarkullojë e pakontrolluar do të thotë të lejosh infeksione të panevojshme, vuajtje dhe vdekje," tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë