Shendet

OBSH e shqetësuar për situatën e pandemisë në Ballkan dhe Europën Qendrore

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi të premten se ishte "veçanërisht e shqetësuar" për përhapjen e koronavirusit në Ballkan dhe Europën Qendrore, ku numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve janë ndër më të lartët në botë.

"Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën epidemiologjike në Ballkan, si dhe shumë vende të tjera përreth Europës Qendrore", tha Catherine Smallwood, Zyrtare e Lartë e Emergjencave në zyrën evropiane të OBSH-së.

Zyra rajonale e organizatës për Europën shtoi se problemi ishte më intensiv në rajone që kishin kontrolluar me sukses valën e parë të pandemisë në vitin 2020.

Gjatë muajit shkurt, vendi ynë pati një rritje shumë të lartë të rasteve ditore dhe të fataliteteve, ndërkaq vendet e rajonit si Serbia, Kosova, Bosnja Maqedonia e Veriut dhe Mali i  Zi por më pas rastet u shtuan shumë duke bërë që epidemiologët të tregojnë se vendet fqinje po përballen me një rritje të shpejtë të rasteve.   Për momentin si Shqipëria, ashtu dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë rreth 700 të infektuar për 100 mijë njerëz. Për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve, edhe si pasojë e përhapjes së variantit anglez, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi kanë vendosur masa të tjera kufizuese, ndërkaq në Shqipëri përgjatë këtyre ditëve është vënë re ulje e rasteve ditore që vjen pas numrave të ulët të testimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë