Shendet

OBSH: 2 mln njerëz mund të vdesin para së vaksina të përdoret gjerësisht

Në një përmbledhje të zhvillimeve të orëve të fundit lidhur me Covid-19, the Guardian shkruan se numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë viktima  para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht.

“Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”, tha dr Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave.

Ndërkohë, OBSH po vijon bisedimet me Kinën në lidhje me përfshirjen e saj të mundshme në skemën e financimit COVAX për të garantuar një hyrje të shpejtë dhe të barabartë në të gjithë botën për një vaksinë.

SHBA-ja në anën tjetër nuk do të marrë pjesë në Programin për Qasje Globale në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX), një iniciativë e drejtuar nga Organizata Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë