Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konstatuar se rreth 14 përqind e personave të infektuar kudo në botë janë punonjës shëndetësor. Në një konferencë për mediat kreu i organizatës Tedros Adhamon Gebreyesus, ka thenë se mjekët po bëjnë një punë të mrekullueshme. Sipas tij ata kanë vënë veten e tyre më rrezik për të shpëtuar qytetarët.
Ai shprehet se dëshira e madhe për të shpëtuar të prekurit, disa prej tyre u ka kushtuar jetën.
“Pandemia na rikujton për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që çdo ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19″ tha Tedros.
Ekspertë të ndryshëm të shëndetit publik, përfshi këtu edhe ata shqipëtarë kanë deklaruar se duhet pasur kujdes me qendrat shendetësore dhe spitalet, në mënyrë që të mbrohen mjekët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje