Ngjarje

Observatori Jodrell Bank, pjesë trashëgimisë botërore të UNESCO

Observatori Jodrell Bank në Cheshire, i cili prej vitesh ka qenë dhe vazhdon të jetë, kryesor për sa u përket hulumtimeve astronomike, është shtuar në listën e trashëgimisë botore të Unesco. Observatori, i cili është në pronësi të Universitetit të Manchesterit, u bashkohet kështu vendeve historike si Stonehenge, Machu Picchu, Muri i Madh i Kinës dhe Taj Mahal në listë. Ai u hap në vitin 1945 dhe është shtëpia e radioteleskopit të tretë më të madh në botë që shkencëtarët e quajtën Lovell, i cili peshon 3200 ton. Observatori është themeluar nga Bernard Lovell, një astronom në Universitetin e Mançesterit për të hetuar rrezet kozmike me anë të radarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë luajti një rol të rëndësishëm në kërkimin e meteorëve dhe objekteve gravitacionale, duke u përfshirë shumë në ndjekjen e sondave hapësinore në fillim të Epokës së Hapësirës. Drejtori i observatorit tashmë është profesori Simon Garrington. Kjo pajisje gjigante është baza e rrjetit ndërlidhës me Radio Multi-Elementë (MERLIN), një Institucion Kombëtar i drejtuar nga Universiteti i Mançesterit në emër të Këshillit të Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri britanik i Trashëgimisë Rebecca Pow tha se ishte e kënaqur që observatori ishte bërë vendi 32-të i trashëgimisë botërore. Ajo tha se lista do të sigurojë që ky vend i mrekullueshëm të vazhdojë të frymëzojë shkencëtarët dhe astronomët e rinj në të gjithë botën.
Pow shtoi si hulumtimet e shumta në këtë vend kanë transformuar idenë se si njerëzit duhet ta kuptojmë Universin. Ndërsa Teresa Anderson, drejtoresha e Qendrës së Discovery Jodrell Bank, u shpreh se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe një ditë e madhe për historinë e observatorit. Ajo gjithashtu u shpreh se është krenare për punën e nderuar të Bernard Lovell dhe shkencëtarëve të hershëm që punuan për këtë projekt, pa përjashtuar hulumtime të ndryshme nga mbarë bota që vazhdojnë edhe sot.
“Kjo njohje do të na ndihmojmë të tregojmë historinë e shkencëtarëve të mëdhenj dhe historinë e komuniteteve që kanë lidhje me observatorin, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në mbarë botën,” shtoi ajo. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë