Shendet

Objektivi i Britanisë: Të gjithë të rriturit duhet të vaksinohen deri në shtator

Të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar duhet t'u ofrohet vaksinimi anti-Covid deri në muajin Shtator, ka thënë Dominic Raab, duke vendosur për herë të parë një kalendar të qartë.

Programi i vaksinimit është duke u përqendruar në katër grupe prioritare për momentin, raporton “The Guardian”.

Duke folur për BBC, sekretari i jashtëm britanik u pyet rreth faktit nëse të gjithë të rriturit e tjerë, do të mund të vaksinoheshin deri në fund të qershorit.

"Plani është që të vaksinohen 15 milion njerëzit e parë më të prekshëm (ndaj Covid) me dozën e parë deri në mes të shkurtit," tha ai.

Sekretari i Jashtëm shtoi se gjithë popullatës së rritur do tu ofrohet vaksinimi (doza e parë) deri në shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë