Shendet

Obeziteti, një faktor nxitës tek vdekjet nga Covid-19

Pjesa më e madhe e vdekjeve globale COVID-19 kanë qenë në vendet ku ka shumë njerëz që nuk janë të shëndetshëm, me norma të vdekjeve nga koronavirusit 10 herë më të larta në vendet ku të paktën, ka zbuluar një studim i madh nga Federata Botërore e Obezitetit.
Sipas një studimi të ri, ka zbuluar se rreth 90% ose 2.2 milion nga 2.5 milion vdekjeve gjithsej nga pandemia deri më sot kanë qenë në vendet me nivele të larta të shëndetit. Duke u bazuar tek të dhënat e publikuara për vdekshmërinë nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe Observatori Global i Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për obezitetin, studimi tregon më tej se nuk ekziston asnjë vend që nuk ka persona obez, që të ketë nivele të larta të vdekjeve nga Covid-19.
“Vendet si Japonia dhe Koreja e Jugut, ku ka shumë pak njerëz mbipeshë, ka nivele shumë të ulëta të vdekjeve nga COVID-19. Këto vende i kanë dhënë përparësi shëndetit publik me një seri masash, duke përfshirë uljen e peshës tek popullata dhe kjo ka vlejtur për rastin e pandemisë ,” tha Tim Lobstein, ekspert i Federatës Botërore për Obezitetin dhe profesor në Universitetin e Sidneit në Australi, i cili bashkë-drejtoi studimin.
Ndërsa, John Wilding, profesor i mjekësisë në Universitetin e Liverpulit dhe president i Federatës Botërore për Obezitetin, tha se obeziteti duhet të njihet si një rrezik kryesor për COVID-19 dhe të vlerësohet gjithashtu edhe për planet e vaksinimit.
“Është me shumë rëndësi që ne të pranojmë se mbipesha rrit rrezikun. Prandaj, ashtu si sëmundjet e tjera si diabeti apo ato kardiovaskulare, njerëzit me mbipeshë duhet të shihen për përparësi në programet e vaksinimit kudo në botë,” tha ai në një deklaratë.

Burimi:CNN/Përshati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë