Teknologji dhe Inovacion

Nxitur nga ChatGPT, Inteligjenca Artificiale do të fitojë 1.3 trilionë dollarë brenda vitit 2032

Mjetet e reja të Inteligjencës Artificiale që u drejtohen konsumatorëve, si ChatGPT dhe Bard i Google, do të nxisin një shpërthim dhjetëvjeçar, i cili do të rrisë tregun e Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Sipas studimit ajo do të arrijë në 1.3 trilionë dollarë të ardhura brenda vitit 2032, krahasuar me 40 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Sipas raportit të udhëhequr nga Mandeep Singh, sektori mund të zgjerohet me 42% në dhjetë vjet, i nxitur së pari nga kërkesa për infrastruktura të nevojshme për të mësuar sistemet e IA dhe nga pajisjet që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale, reklamat dhe shërbime të tjera.

“Bota është gati të shohë një shpërthim të rritjes në sektorin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese në dhjetë vitet e ardhshme, që premton të ndryshojë radikalisht mënyrën se si vepron sektori teknologjik” – deklaron Singh.

“Ndërsa zhvillohet, teknologjia do të bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e shpenzimeve në sektorin teknologjik, të shpenzimeve për reklama dhe për sigurinë kibernetike”.

Ai thotë se kërkesa është rritur në të gjithë botën pas prezantimit të ChatGPT në fund të vitit të kaluar, e cila do të trondisë gjithçka, nga shërbimi për klientët te bankat.

Ajo përdor një sasi të madhe të dhënash, shpesh të mbledhura nga Interneti, për të mësuar dhe për t’ju përgjigjur kërkesave, duke e lejuar atë të krijojë imazhe me pamje realiste dhe përgjigje për pyetjet që duket se bëhen nga një person real.

Sipas raportit, divizioni cloud i Amazon.com, shoqëria mëmë e Google Alphabet, Nvidia dhe Microsoft që kanë investuar miliarda dollarë në OpenAi, do të jenë me shumë gjasa ndër aktorët më të mëdhenj të bumit të Inteligjencës Artificiale.

Sipas parashikimeve të Bloomberg Intelligence, motori kryesor i rritjes së të ardhurave që vijnë nga IA gjeneruese do të jetë kërkesa për infrastrukturat e nevojshme për të mësuar modelet, e vlerësuar në 247 miliardë dollarë brenda vitit 2032.

Industria ndihmëse e reklamave digjitale parashikohet të arrijë në 192 miliardë dollarë të ardhura vjetore deri në vitin 2032, ndërsa të ardhurat nga serverët mund të arrijnë në 134 miliardë dollarë.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë