Ngjarje

Në flakë bizneset tek ‘Piramida’/ Protestuesit përplasje me policinë

Edhe pse protesta e ditës së sotme ishte njoftuar se do të mbahet në orën 14:00, nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë raportohet se kanë bojkotuar mësimin, dhe kanë nisur protestën prej mëngjesit, në një zhvillim që vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në kryeqytet.

Pas tubimit të zhvilluar të martën, i cili vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, nxënësit e këtij gjimnazi kanë ndërprerë procesin mësimor, sipas raportimeve.

Këtij tubimi i janë bashkuar gjithashtu edhe studentët e Universitetit të mjekësisë dhe Politeknikut, që kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit bashkë me studentë të tjerë dhe qytetarët.

As sot nuk kanë munguar hedhjet e sendeve drejt ndërtesës së Ministrisë dhe flakët e ndezura në rrugë.

Gjithashtu ka dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Në protestën qe ka zgjatur për më shumë se 9 orë ka pasur dhe djegie koshash e biznesesh në rrugën e Durrësit dhe tek “Piramida”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë