Ka ndodhur

Nusja godet vjehrrin se i afrohet shtëpisë së saj

Komisiariati Elbasan

Nuse dhe vjehërr kanë përfunduar në polici, në Elbasan. Policia njoftoi se nusja 36-vjeçare ka goditur me sende të forta vjehrrin e saj 62-vjeçar.

Efektivët i kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit. Ndërkohë, bëhet me dije se nga përplasjet e shumta më herët, nusja ka pasur urdhër mbrojtje.

E reja H.J dhe vjehrri i saj me iniciale K.J,  duhet të japin llogari për veprën penale “dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”
Sipas policisë sherri ka nisur pasi vjehrri është afruar pranë banesës së H.J.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë