Ngjarje

Numri i të prekurve 4 herë më i madh, si Kina luajti me shifrat

Më shumë se 232,000 njerëz mund të jenë infektuar në valën e parë të epidemisë së koronavirusit në Kinë, katër herë më shumë se shifrat zyrtare.

Një studimi i shkencëtareve të Hong Kong-ut ka zbuluar se shifrat zyrtare të Kinës nuk përputhen me të dhënat në terren, ku edhe numri i viktimave duket më i madh.

Qeveria kineze raportoi më shumë se 55,000 raste deri më 20 shkurt por, sipas hulumtimeve të akademikëve në shkollën e shëndetit publik të Universitetit të Hong Kongut, bilanci i vërtetë është shumë më i madh dhe mund t’i tejkalojë përmasat e epidemisë në SHBA, e cila është tanimë vendi më i prekur në botë.

Tani Kina ka raportuar më shumë se 83,000 raste. Në nivel global, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar 183,000, me numrin e rasteve në të gjithë botën është më shumë se 2.6 milion.

Studimi vjen pasi ambasadori i Kinës në SHBA bëri thirrje për "një rishikim serioz të themeleve" të marrëdhënieve të dy vendeve, ndërsa kritikoi gjithashtu politikanët amerikanë për injorimin e shkencëtarëve dhe bërjen e akuzave "të pabaza".

Studimi në Hong Kong analizoi të dhënat deri më 20 shkurt të mbledhura nga misioni i Organizatës Botërore të Shëndetit në Wuhan. Ai zbuloi se autoritetet llogaritnin si rast zyrtar me koronavirus, vetëm personat që shfaqnin simptoma të rënda dhe kishin nevojë për mjekim urgjent. Ata që shfaqnin simptoma të lehta dhe dërgoheshin në shtëpi, si ndodh me pjesëm më të madhe të të infektuarve, nuk shënoheshin si raste me Covid-19.

"Nëse të gjithë ata që shfaqnin simptoma do të ishin llogaritur në shifrat zyrtare dhe do të ishin rritur kapacitet e testimit, deri në 20 shkurt 2020, do të kishte 232,000 raste të konfirmuara në Kinë, në krahasim me 55.508 raste të raportuara," thonë studiuesit.

Ata zbuluan se Kina nuk llogariste si raste zyrtare as pacientët që nuk kishin lidhje epidemiologjike dhe as ata që nuk shfaqnin simptoma fare, por rezultonin pozitiv.

Kina është përballur me skepticizëm të vazhdueshëm në lidhje me raportimin e rasteve. Javën e kaluar ajo zbuloi se numri i vdekjeve në Wuhan ishte sa dyfishi i shifrës zyrtare.

Të mërkurën Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, tha që SHBA-ja besonte se partia komuniste Kinës nuk e raportoi shpërthimin e koronavirusit të ri në kohën e duhur, i cili bësohet të jetë shfaqur që në shtator të vitit të kaluar.

SHBA dhe Australia kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin e epidemisë në Kinë, duke akuzuar vendin aziatik për fshehjen e epidemisë dhe faktin që virusi përhapej nga një njeri tek tjetri, për disa javë rresht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë