Nga Gazeta ‘Si’- Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.
Fundjava
E shtuna do të sjellë ndërprerje të reshjeve, intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërkohë e diela, do të ketë vranësira prezente.
Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, ku në disa zona të thella janë -1. Temperaturat do ulen lehtë ku maksimalja në fundjavë do të jetë deri në 14 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



