Ka ndodhur

Nuk përmbushin kushtet për të qëndruar në Britani, riatdhesohen 50 shqiptarë

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se këta persona nuk përmbushin kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia bën me dije se janë marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

"Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë", thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë