Nga Gazeta Si- Edhe pse nga Ministria e Arsimit u fol për bllokime valësh në qendrat e testimit dhe kontroll të rreptë, teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale afro 20 minuta pas nisjes së testit.




Në rrjete sociale janë publikuar variantet A dhe B të Anglishtes.
Prej vitesh kjo skemë është përsëritur në cdo provim, ku maturantët kanë dërguar tezat online dhe kanë arritur të marrin edhe përgjigjet.
Pasi teza u publikua në rrjetet sociale Ministria e Arsimit ka reaguar, duke thënë se nuk e cënon procesin, e njëjta deklaratë që është dhënë edhe vitet e kaluara.
“Ministria sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore”, shkruan Ministria, duke shtuar se akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces.
“Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës”, shkruan Ministria, menjëherë pasi në rrjetet sociale dolën dy teza provimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.