Politike

Nuk komenton refuzimin e Kurtit, Rama: Për këtë çështje do flas nesër në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama e kishte humbur qetësinë kur foli pas mbledhjes së qeverisë për një vendim të diskutueshëm që lidhet me studentët e mjekësisë.

Rama foli për këtë cështje, ndërsa u pa i bezdisur kur u pyet nga gazetarja e “Abc Neës” se a kishte koment për refuzimin e Albin Kurtit për tu takuar nesër në Prishtinë dhe mbi të gjitha a do të shkonte atje, pas këtij qëndrimi   

“Jam këtu vetëm për këtë vendim, përsa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë”, tha Rama.

Ende pa përfunduar përgjigjen, kryeministri Edi Rama u pyet nga një tjetër media se a kishte koment për qëndrimin e tij konstant se ‘Ballkani i Hapur’ ishte një nismë që nuk vdes kurrë porse tani ishte dorëhequr prej saj. Në sfond u dëgjua vetëm pyetja sepse kryeministri Rama e kishte lënë tashmë podiumin duke iu drejtuar sërish derës së kryeminstrisë, ndërsa vendin e tij e mori Ogerta Manastirliu për të folur më gjatë për vendimin që kishte lidhje me studentët e Mjekësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë